Aktualitet

Ndërtimi i aksit Thumanë-Vorë-Kashar/ 179 mln lekë për shpronësim, pronarët që preken nga projekti, kompensohen plotësisht

31 Maj 2023, 20:32 Nga I.A
Ndërtimi i aksit Thumanë-Vorë-Kashar/ 179 mln lekë për
Projekti

TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi sot fondin prej 179 milionë lekësh për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i aksit rrugor Thumanë–Vorë–Kashar. Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletore zyrtare me një afat përfundimi 3 muaj.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 179 008 557.70 lekësh, përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë. Pronarët e pasurive të paluajtshme kompensohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Ndërtimi i aksit Thumanë-Vorë-Kashar/ 179 mln lekë për
Vendimi

projekti thumane-vore-kashar keshilli i ministrave

Sondazh

Poll