Aktualitet

Përmet/ Ishte duke vizituar kanionin e Langaricës, mbytet turistja gjermane! E mori rrjedha e ujit

Trupi i turistit të pajetë, nacionaliteti i të cilit ende nuk dihet është gjetur tek vendi i quajtur “Mulliri i Bënjës”.

31 Maj 2023, 19:52 Nga k.m.
Përmet/ Ishte duke vizituar kanionin e Langaricës, mbytet turistja
Foto ilustruese

PËRMET- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet pasditen e kësaj të mërkure, ku një turiste gjermane është mbytur në kanionin e Langaricës. Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 18:25, ku turistja gjermane, 66-vjeçarja me inicialet A.S., ka qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës së bashku me bashkëshortin, 72-vjeçarin me inicialet F.Ë.

Por për shkak të shirave të dendur që sollën më pas edhe prurjet e mëdha të ujit, 66-vjeçaren e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të turistes gjermane. Por hetimet ende vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Rreth orës 18:25, shtetasi gjerman F. W., 72 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja gjermane A. S., 66 vjeçe, kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës, Përmet. Për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, shtetasen A. S. e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg. Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të shtetases A. S.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

permet

Sondazh

Poll