Aktualitet

Artan Fuga për shkrirjen e ASA: Sot flamurin vëreni në gjysmë shtizë, hendeku u bë greminë

Fuga shkruan se sot flamuri duhet vënë në gjysmë shtizë pasi kultura kombëtare ka marrë një goditje vdekjeprurëse.

31 Maj 2023, 17:53 Nga I.A
Artan Fuga për shkrirjen e ASA: Sot flamurin vëreni në
Artan Fuga

TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka komentuar vendimin e qeverisë për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Në një postim në Facebook, Fuga shkruan se sot flamuri duhet vënë në gjysmë shtizë pasi kultura kombëtare ka marrë një goditje vdekjeprurëse. Sipas tij, hendeku është bërë greminë, ndërkohë që e ka quajtur ditën e sotme një disfatë

Statusi i Plotë:

Mbaroi! Vijeni flamurin ne gjysme shtize sot! Mos kujtoje njeri se nuk e dija qe letra ime me shume do ta ndizte zjarrin e pasionit shkaterrues. Por, te lutesh per kulturen kombetare nuk eshte kurre turp. Eshte nder. Une mund edhe te lyp per kete. Di edhe te tjera gjera te bej. Me durim. Qysh sot, Shqiperia, pas ndofta nje shekulli, nuk do te kete me institute per albanologji, as nje Qender albanologjike si institucion me vete. Hendeku eshte bere gremine. Kultura kombetare ka marre keshtu nje goditje vdekjeprurese.

Pallavrat pa lidhje ne sherbim te lobive antikombetare nuk e mbulojne dot gjemen e ndodhur. Shihni programet mesimore te gjimnazit, aprovuar nga ministria e arsimit, nje keqtrajtim i ndyre i trashegimise letrare, filozofike, artistike, kulturore kombetare, nje minim me tritol administrativ i traditave tona qe duhej te mbanin lidhur popullin me atdheun. Eshte nje platforme e tere! Dhe pyesin gjoja te habitur: Perse ikin shqiptaret nga atdheu, nuk ikin serbet, nuk ikin boshnjaket, nuk ikin maqedonasit! Ja perse ikin. Se n’a kane thare cdo gje kombetare. Eshte nje disfate tjeter. Shume me e ndershme ama se ajo e atyre qe me te tilla fitore do te kene turpin me vete. Mund te luash me pushtetin, por me Historine kurre. Kujtesa nuk do ta harroje. Ka pasur kohe edhe me erreta dhe hiri eshte ndezur perseri.

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur riorganizimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA). Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë tha se me vendim të Këshillit të Ministrave po e riorganizojnë këtë akademi, duke i vendosur institutet dhe njësitë përbërëse të saj si qendra autonome, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

artan fuga akademia e studimeve albanologjike

Sondazh

Poll