Aktualitet

FOTO- Ky është boksieri shqiptar nga Elefsina! 'Tek' grusht qëlloi grekun, 36-vjeçari po lufton me jetën, Policia kërkon të riun

Autori është arratisur dhe po kërkohet. Personi që e dhunoi është një boksier shqiptar, i identifikuar me inicialet R.M. 

31 Maj 2023, 16:03 Nga k.m.
FOTO- Ky është boksieri shqiptar nga Elefsina! 'Tek' grusht
R.M. dhe Thanos Adam

GREQI- Një ngjarje e paimagjinueshme ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Elefsinë, kur 36-vjeçari Thanos Adam vëzhgoi një shofer që hyri mbrapsht në një rrugë me një drejtim. Por u dhunua nga një shqiptar, e si pasojë është aktualisht i intubuar në spitalin Atticon me hematoma të shumta në kokë. Autori është arratisur dhe po kërkohet.

Sipas mediave vendase, personi që e dhunoi është një boksier shqiptar, i identifikuar me inicialet R.M. 

Vëllai i Thanos duke folur për Alpha tha shumë konkretisht dhe qartë: Nuk është vetëm një goditje. Është nga një profesionist që ka njohuri në disa arte marciale ose është profesionist në këtë fushë. Ky njeri është një vrasës i rrezikshëm që i përdor këto goditje ndaj një personi të paditur.

Autori i rrahjes është një boksier shqiptar i njohur në zonë, i cili e ka goditur me grusht në kokë 36-vjeçarin dhe e ka lënë të gjakosur në rrugë dhe fakti që ai mund të luftojë edhe për jetën dhe nuk ka vdekur në vend, është vetëm një mrekulli…

thanos adam greqi

Sondazh

Poll