Aktualitet

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajan, 35 vite për Artiol Halilajn

Artiol Halilaj, sipas SPAK, është personi që mori me makinë Redjan Rrajën pas atentatit.

31 Maj 2023, 15:00 Nga k.m.
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ SPAK kërkon burg
Redjan Rraja

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe i dyshuar si ekzekutor. Ndërkohë, për të njëjtën çështje, për Artiol Halilajn, agjentët e SPAK kanë kërkuar 35 vite burg. Halilaj, sipas SPAK, është personi që mori me makinë Redjan Rrajën pas atentatit.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. I qëndroj deklarimeve që kam dhënë gjatë hetimit, ndaj nuk dua të pyetem nga prokurori,”- ka thënë Rraja.

Redjan Rraja, u arrestua si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit , i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit?

Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

artiol halilaj redjan rraja redjan rraja kerkon lirine

Sondazh

Poll