Aktualitet

Masakrohet me thikë shqiptarja në Zvicër, në pranga partneri i saj, 37-vjeçarja nënë e 4 fëmijëve

Pasi kishin hapur derën me dhunë, policia kishte gjetur viktimën e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe kishte ndërruar jetë.

27 Maj 2023, 22:39 Nga I.A
Masakrohet me thikë shqiptarja në Zvicër, në pranga partneri
Policia zviceriane

ZVICËR- Një shqiptare 37-vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey të Zvicrës. Mediumi zviceran Blick shkruan se pokuroria tashmë ka hapur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, e cila dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje. Autori i dyshuar është partneri i saj i cili edhe është arrestuar.

Gjatë ditës së premte 42-vjeçari është paraqitur në stacionin policor në kantonin e Bernës, duke pretenduar se kishte plagosur partnerën e tij. Pas kësaj, policia zvicerane kishte shkuar në banesën ku gjendej gruaja. Pasi kishin hapur derën me dhunë, policia kishte gjetur viktimën e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe kishte ndërruar jetë.

Katër fëmijët e viktimës po kujdeseshin nga familja. Hetimet synojnë të zbardhin rrjedhën e ngjarjeve dhe motivet e mundshme të krimit në mënyrë që autoritetet të klasifikojnë saktë krimin.

shqiptari vret gruan ne zvicer

Sondazh

Poll