Politike

PDIU ankimon në KAS rezultatet për Këshillin Bashkiak në Librazhd: Është tjetërsuar vota

PDIU ka kundërshtuar vendimin e KQZ-së për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve të Zonës Zgjedhore në Bashkinë e Librazhdit në lidhje me rezultatet e 14 majit.

27 Maj 2023, 16:05 Nga I.A
PDIU ankimon në KAS rezultatet për Këshillin Bashkiak në
KAS

TIRANË- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka ankimuar sot në KAS rezultatet për Këshillin Bashkiak në Librazhd, ndërsa pretendon se është cenuar procesi zgjedhor. PDIU ka kundërshtuar vendimin e KQZ-së për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve të Zonës Zgjedhore në Bashkinë e Librazhdit në lidhje me rezultatet e 14 majit.

“Nga përfaqësuesit tanë në këto KZAZ, janë vërejtur shumë parregullsi dhe në momentin e procesit të numërimit të votave, nga drejtuesit e KZAZ-ve, në disa raste nuk shqiptohej me zë të lartë pasqyrimi i votës, një veprim në kundërshtim të plotë me ligjin. Po të shohësh kamerat në tavolinat e qendrave të numërimit, konstatohet se kemi një tjetërsim të vullnetit të votave, nga ato të deklaruara me gojë nga numëruesit, në ato të hedhura në sistem. Nga tabelat e rezultateve për Këshillat Bashkiakë, shikohet një fenomen i çuditshëm, në 17 QV, kishte subjekti i PDIU vetëm 1 votë, kur në këto qendra ka mbështetës të këtij subjekti mbi 30 persona”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.

pdiu kaq

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll