Ekonomi

Raporti tronditës, biodiversiteti thelbësor për ushqimin tonë po zhduket dita ditës në mënyrë dramatike

28 Shkurt 2019, 21:59 Nga DOSJA
Raporti tronditës, biodiversiteti thelbësor për ushqimin

Një raport i sapopublikuar dhe i pari në llojin e vet paraqet dëshmi shqetësuese në rritje se biodiversiteti që mbështet sistemet tona ushqimore por zhduket, dukë vënë pikëpyetje në të ardhmen për ushqimin tonë, jetësën, shëndetin dhe mjedisin. Humbjet në sistemet që sigurojnë ushqimin tonë-parlajmëron FAO në këtë raport, nuk mund të rikthehen. Janë një sërë mikroorganizmash si insekte, lakuriq nate, zogj,korale, krimba toke, kërpudha, baktere,që mbajnë tokën pjellore, polenizojnë bimët, pastrojnë ajrin dhe ujin, mbajne pemët të shëndetshme po zhduken ne përmasa alarmante.

Raporti, i përgatitur nga FAO nën drejtimin e Komisionit mbi Burimet Gjenetike për Ushqimin dhe Bujqësinë bazohet në 91 vende dhe jep analizën e të dhënave më të fundit globale. Themelimi i sistemeve tona ushqimore është nën kërcënim të ashpër-thonë drejtues të FAO-s

6,000 specie bimore të kultivuara për ushqim, më pak se 200 që kontribuojnë në prodhimin global të ushqimit, dhe vetëm nëntë janë përgjegjës për 66 për qind të prodhimit total të bimëve. Prodhimi blegtoral në botë bazohet në 40 lloje të kafshëve. Nga 7,745 lokale (që ndodhin në një vend) racat e bagëtive të regjistruara në nivel global, 26 për qind janë në rrezik zhdukjeje.

Gati një e treta e rezervave peshkore janë mbipopulluar, më shumë se gjysma kanë arritur kufirin e tyre të qëndrueshëm.

Vendet raportojnë se 24 për qind e gati 4,000 llojeve të ushqimeve të egra – kryesisht bimët, peshqit dhe gjitarët – po rrënohen në mënyrë dramatike.

Speciet në rënie shfaqen në vendet e Amerikës Latine dhe në Karaibe, pasuar nga Azia e Paqësorit dhe Afrika. Shumë lloje të lidhura me biodiversitetin janë gjithashtu nën kërcënim të rëndë. Këto përfshihen zogj dhe insekte që ndihmojnë në kontrollin e dëmtuesve dhe sëmundjeve, biodiversitetit të tokës dhe pllenimuesve të egër – siç janë bletët, fluturat, dhe zogjtë.

Shkaqet kryesore të humbjes së biodiversitetit

Shkak i humbjes së diversitetit sic raportohet nga shumë vende janë ndryshimet në tokë, përdorimi i ujit, ndotja, ngrohja globale, mbishfrytëzimi i tokës, rritja e popullsisë dhe urbanizimi.Por ka dhe shkaqe specifike si gjuetia në Afrikë, shpyllëzimet, bujqësia  e intensifikuar në Evropë dhe Azinë Qendrore; mbipërdorimi, dëmtuesit, sëmundjet etj.

Marrë nga Bio News

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale biodiversiteti fao komisioni mbi burimet gjenetike për ushqimin dhe bujqësinë biodiversiteti fao komisioni mbi burimet gjenetike për ushqimin dhe bujqësinë

Sondazh

Poll