26 Maj 2023, 09:25
Nga k.m.
Foto ilustruese
FIER- Një 27-vjeçar është vendosur në prangat e Policisë së Shtetit pasi u kap duke shitur kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje. Gjatë kontrolleve në biznesin privat (tabachino) të të riut u gjet edhe droga. I riu ishte nën masën e sigurisë "arrest shtëpie", pasi edhe në janar të vitit të shkuar ishte dënuar për të njëjtën vepër penale.
NJOFTIMI I PLOTË:
Fier/Vijon operacioni policor i koduar "Tabachino", për goditjen e rasteve të shitjes në doza, të drogave të forta. Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për të shitur sërish doza kokaine, në të njëjtin biznes privat (tabachino), arrestohet 27-vjeçari. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës e Posacme "Shqiponja", të mbështetura nga inteligjenca informative se një shtetas që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për shitje dozash kokaine, e ushtronte sërish këtë veprimtari kriminale, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar "Tabachino", dhe kanë vënë në pranga shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrolleve në biznesin privat (tabachino) të këtij shtetasi, si dhe në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje. Gjykata i kishte caktuar 27-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 19.01.2022 u kap nga Policia e Fierit teksa ushtronte në të njëjtin biznes privat (tabachino), veprimtarinë kriminale të shitjes në doza, të lëndës narkotike kokainë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Përshtatja e lokalit për përdorim droge" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".
fier
Aktualitet
26 Maj 2023, 07:40
I.A
Dy personat
TIRANË- Pasi tentuan që t'i arrestonin ditën e djeshme pas protestës në Kuvend, 2 persona civil që pretendonin s...
Aktualitet
26 Maj 2023, 07:19
I.A
foto ilustruese
TIRANË- Moti do jetë me diell, vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës së sotme. Temperaturat...
Aktualitet
25 Maj 2023, 23:34
A.B
Artan Hoxha, Fredi Beleri
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar se hetuesit dhe përfaqësuesit e akuzës shqiptare kanë bër&e...
Aktualitet
25 Maj 2023, 22:54
A.B
TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka shkuar në zonën e Freskut në Tiranë, aty ku ka ndodhur edhe...
Aktualitet
25 Maj 2023, 22:37
A.B
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë informacion për shpërthimin me tritol që ndodhi në zonën e Fres...
Aktualitet
25 Maj 2023, 22:30
A.B
Vendi i ngjarjes
TIRANË-Këto janë pamjet e para nga vendi ku ndodhi shpërthimi me tritol. Lënda plasëse ishte vën&e...
Aktualitet
25 Maj 2023, 22:16
f.i
Rexhep Tajip Erdogan
TIRANË- Një detaj interesant për Presidentin turk Tayip Erdogan është se ai ka jetuar për një periu...
Aktualitet
25 Maj 2023, 22:06
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Shpërthim me tritol në zonën e Freskut në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, duke lë...
Aktualitet
25 Maj 2023, 21:36
f.i
Kamioni
PËRRENJAS- Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në aksin Përrenjas-Qafë Thanë ku n...
Aktualitet
25 Maj 2023, 21:11
A.B
Artan Hoxha dhe Skerdjan Dhuli
TIRANË- Gazetari i njohur Artan Hoxha u tregua i ashpër me zëdhënësin e fushatës së Fredi...