Bota

Në këmbë për në Mitrovicën e Veriut, Oliver Varhelyi : Të zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi

Varhelyi ka zgjedhur të ecë në këmbë, duke kaluar urën mbi lumin “Ibër” në Mitrovicë, nga pjesa jugore në atë veriore për t'u takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç.

25 Maj 2023, 20:04 Nga f.i
Në këmbë për në Mitrovicën e Veriut, Oliver
Oliver Varhelyi

KOSOVË-Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi pas vizitës në Prishtinë ka zhvilluar pasdite edhe një vizitë në Mitrovicën e Veriut. Ndryshe Varhelyi ka zgjedhur të ecë në këmbë, duke kaluar urën mbi lumin “Ibër” në Mitrovicë, nga pjesa jugore në atë veriore për t'u takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç.

Varhelyi theksoi se dialogu Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm, ndërsa kërkoi zbatimin e marrëveshjes bazë sa më shpejt, përfshirë edhe Asociacionin.

“Tani është esenciale që të dyja palët të ofrojnë dhe zbatojnë të gjitha detyrimet pa vonesa, pasi duhet të shfrytëzohet të ecet përpara me zbatimin e marrëveshjes. Natyrisht mjafton të përmendet e konkluzioni i Këshillit të Evropës ku i nxit dy palët që të zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet, përfshirë edhe marrëveshjen e vitit 2013-2015 për Asociacionin”, tha Varehelyi.

oliver varhelyi

Sondazh

Poll