Bota

Evan Gershkovich 3 muaj të tjerë në paraburgim/ Shtëpia e Bardhë reagon ndaj Rusisë: Vendim i papërgjegjshëm!

Gazetari i 'Wall Street Journal' u arrestua në mars me akuza për spiunazh gjatë një udhëtimi raportues në Rusi. Ai, punëdhënësi i tij dhe qeveria amerikane i kanë mohuar akuzat.

24 Maj 2023, 21:21 Nga a.l
Evan Gershkovich 3 muaj të tjerë në paraburgim/ Shtëpia e
Evan Gershkovich

SHBA- Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas vendimit të gjykatës ruse për zgjatjen me 3 muaj të paraburgimit të gazetarit amerikan Evan Gershkovich i arrestuar për spinazh. Zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby kanë bërë thirje për lirin e tij ndërsa vendimin e kanë konsideruar të papërgjegjshëm, shkruajnë mediat e huaja.  

"Ai nuk duhet të ndalohet fare. Gazetaria nuk është një krim. Ai duhet të lirohet menjëherë. Ne ende do të punojmë shumë, shumë për të parë nëse mund ta kthejmë atë në shtëpi me familjen e tij ku i takon," tha zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby për CNN.

Gazetari i 'Wall Street Journal' u arrestua në mars me akuza për spiunazh gjatë një udhëtimi raportues në Rusi. Ai, punëdhënësi i tij dhe qeveria amerikane i kanë mohuar akuzat. Gershkovich është korrespondenti i parë amerikan që nga Lufta e Ftohtë që mbahet në Rusi me akuza për spiunazh dhe arrestimi i tij tronditi gazetarët në vend dhe shkaktoi zemërim në Perëndim.

evan gershkovich john kirby

Sondazh

Poll