Bota

Ministria e Mbrojtjes ukrainase e konfirmon: Kemi përdorur raketat britanike 'Storm Shadow'

Reznikov, nga ana tjetër, falënderoi Londrën për mbështetjen që ka marrë Ukraina që nga dita e parë e luftës.

24 Maj 2023, 20:31 Nga a.l
Ministria e Mbrojtjes ukrainase e konfirmon: Kemi përdorur raketat
Storm Shadow

UKRAINË- Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij në Mbretërinë e Bashkuar, Ben Wallace ka konfirmuar se forcat e armatosura kombëtare tashmë po përdorin raketat britanike me rreze të gjatë veprimi, Storm Shadow. 

“Ne kemi pasur mundësinë të shtrëngojmë duart me pilotët që janë trajnuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe tashmë po përdorin armën e quajtur Storm Shadow,” tha Reznikov.

Kjo është hera e parë që zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se kjo predhë është duke u përdorur. Wallace mbërriti në Kiev për një vizitë më herët sot, shkruajnë mediat e huaja. 

“Presidenti Putin duhet të kuptojë se nuk mund ta fitojë këtë luftë të paligjshme që ai bëri. Ai nuk do të ketë sukses, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar vetëm do të forcohet në kundërshtimin e këtij agresioni,” e citoi atë të thoshte Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Reznikov, nga ana tjetër, falënderoi Londrën për mbështetjen që ka marrë Ukraina që nga dita e parë e luftës.

oleksiy reznikov

Sondazh

Poll