Sport

Hajduku i Splitit fiton Kupën e Kroacisë

Skuadra e drejtuar nga Ivan Leko, mposhti 2-0 Sibenik në finalen e zhvilluar në Rijeka. Hajduku shënoi me anë të Jan Mlakar në minutën e tretë, por VAR-i anuloi golin e sulmuesit slloven.

25 Maj 2023, 07:35 Nga DOSJA
Hajduku i Splitit fiton Kupën e Kroacisë

KROACI - Hajduku i Splitit fiton Kupën e Kroacisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të tetë në histori. Skuadra e drejtuar nga Ivan Leko, mposhti 2-0 Sibenik në finalen e zhvilluar në Rijeka. Hajduku shënoi me anë të Jan Mlakar në minutën e tretë, por VAR-i anuloi golin e sulmuesit slloven.

Goli i parë u realizuar nga mbrojtësi Dario Melnjak në minutën e 62’. Ndërkohë, Hajduku gjeti edhe golin e qetësisë në minutat shtesë. Falë një penalltie të saktë të kapitenit Marko Livaja.

Emir Sahiti, i cili debutoi me Kosovën qershorin e vitit të kaluar, luajti 80 minuta për skuadrën fituese. Pjesë e Hajdukut është edhe dardani tjetër, Elvis Letaj, i cili e ndoqi takimin nga stoli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll