Aktualitet

Gjendet e vdekur në Shkodër 36-vjeçarja nga SHBA-ja, Policia: S'ka shenja dhune (Dyshimet e para)

Gruaja me inicialet A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një mbidoze ilaçesh.

24 Maj 2023, 21:27 Nga A.B
Gjendet e vdekur në Shkodër 36-vjeçarja nga SHBA-ja, Policia:
Ambulance

SHKODËR- Një 36-vjeçare është gjetur mbrëmjen e sotme e pajetë brenda hostelit ku banonte me qira në lagjen “Tre Heronjtë”. Gruaja me inicialet A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një mbidoze ilaçesh. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 36-vjeçarja, e cila ishte nga Texas, u gjet nga nëna e saj. 

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen “Tre Heronjtë”, në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

gjendet e vdekur 36-vjecarja ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll