Bota

Në kërkim të burimeve me ujë/ Tufa e elefantëve të egër dynden në disa fshatra në Kamerun, vdesin 2 persona

Humbja e habitatit në plantacione dhe fshatra bën që kafshët të enden herë pas here në vendbanimet njerëzore, duke shkelur të korrat dhe shtëpitë. 

24 Maj 2023, 19:10 Nga a.l
Në kërkim të burimeve me ujë/ Tufa e elefantëve të
Elefant

AFRIKË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kamerun, ku një tufë elefantësh kanë vrapuar drejt disa fshtrave në veri të vendit duke lënë të vrarë dy persona. Sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, rreth 6,830 elefantë jetojnë në Kamerun duke e bërë atë një nga popullatat më të mëdha të specieve të rrezikuara të mbetura në Afrikë.

Humbja e habitatit në plantacione dhe fshatra bën që kafshët të enden herë pas here në vendbanimet njerëzore, duke shkelur të korrat dhe shtëpitë.  Zyrtari i pyjeve dhe kafshëve të egra Jean Nyemeg tha se elefantët kishin shkelur një fëmijë për vdekje këtë javë në një fshat afër Maroua, kryeqyteti i rajonit të Veriut të Largët të Kamerunit, shkruajnë mediat e huaja. 

Elefantët u zhvendosën në kërkim të ujit për shkak të natyrës së thatë të rajonit”, tha Nyemeg, duke shtuar se tufa u pa fillimisht pranë kufirit me Çadin.

Grupet e kafshëve të egra në Kamerun kanë kërkuar të zgjidhin konfliktin midis elefantëve dhe njerëzve, i cili ka çuar në protesta në të kaluarën dhe të parandalojë gjuetinë pa leje. Thatësirat e lidhura me ndryshimet klimatike kanë përkeqësuar tensionet, pasi elefantët e etur kanë më shumë gjasa të shkelin fshatrat dhe qytetet.

kamerun elefant

Sondazh

Poll