Bota

SHBA dërgon në Kiev avionë luftarakë/ Borrell: Ka nisur trajnimi i pilotëve për të drejtuar F-16

Holanda dhe Danimarka, ndër të tjera, po bëjnë gjithashtu plane për trajnime të tilla.

23 Maj 2023, 14:42 Nga a.l
SHBA dërgon në Kiev avionë luftarakë/ Borrell: Ka nisur
Josep Borrell

SHBA- Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian deklaron se vendimi i SHBA -së për të lejuar pilotët ukrainas të trajnohen për të fluturuar me F-16 do t'i sjellë në mënyrë të pashmangshme avionët luftarakë në fushën e betejës ukrainase.

"E dini, është gjithmonë e njëjta gjë, ne diskutojmë, në fillim të gjithë ngurrojnë. Dhe në fund - me Leopardët, me F-16 në fund - vjen vendimi për të ofruar këtë mbështetje ushtarake sepse është absolutisht e nevojshme," tha Josep Borrell. 

Ai shtoi se trajnimi për pilotët ukrainas kishte filluar tashmë në Poloni dhe disa vende të tjera, megjithëse autoritetet në Varshavë nuk mund ta konfirmonin menjëherë lajmin. Holanda dhe Danimarka, ndër të tjera, po bëjnë gjithashtu plane për trajnime të tilla, shkruajnë mediat e huaja. 

Nuk është marrë ende asnjë vendim për dërgimin e avionëve luftarakë të gjeneratës së katërt, por trajnimi i pilotëve tani një proces që zgjat disa muaj do të ndihmojë në përshpejtimin e gatishmërisë për betejë pasi të merret një vendim zyrtar.

josep borrell

Sondazh

Poll