Art&Argëtim

Olsi Bylyku i dedikoi këngë ndarjes së tyre, reagon ish-partnerja: Po gabohesh dhe ti e di

Lidhja e aktorit të humorit, Olsi Bylyku me Eglin ka qenë vazhdimisht në qendër të mediave rozë. Çifti konfirmoi lidhjen në vitin 2019, ku treguan se kanë një marrëdhënie të konsoliduar.

20 Maj 2023, 19:40 Nga m.s
Olsi Bylyku i dedikoi këngë ndarjes së tyre, reagon
Olsi Bylyku me Egli Tako

TIRANE- Gjatë ditëve të fundit ishte aluduar për një ndarje të aktorit e njëkohësisht këngëtarit Olsi Bylyku me Egli Takon. Dyshimet u shtuan kur u fshinë fotot e çiftit në “Instagram”. Si për ti dhënë vulën përfundimtare, dje Olsi publikoi bashkëpunimin e tij me Elgit Dodën të titulluar “A pyete”, ku me anë të vargjeve duket sikur flet për herë të parë për ndarjen.

Por nuk ka mbetur me kaq, pasi ka ardhur një reagim nga ish-partnerja. Përmes një video që postoi në “instastory”, Egli vuri në sfond këngën “Due Vite” nga Marco Mengoni.

“Po gabohesh dhe ti e di”, është një pjesë që Egli ka shkëputur nga kënga.

Olsi Bylyku i dedikoi këngë ndarjes së tyre, reagon

Lidhja e aktorit të humorit, Olsi Bylyku me Eglin ka qenë vazhdimisht në qendër të mediave rozë. Çifti konfirmoi lidhjen në vitin 2019, ku treguan se kanë një marrëdhënie të konsoliduar.

Nuk kanë qenë të paktat rastet ku është folur edhe për dasmën e tyre, e gjithashtu edhe për një shtatzëni të mundshme të Eglit. Teksa të gjithë po prisnin konfirmimin e këtyre lajmeve, çifti i ka dhënë fund lidhjes.

olsi bylyku egli tako

Sondazh

Poll