Politike

A do ketë protesta? Berisha s'jep përgjigje: Po analizojmë vjedhjen e zgjedhjeve

Berisha tha se do të angazhohen për të bërë një analizë më të detajuar për vjedhjen që u bë gjatë zgjedhjeve. 

20 Maj 2023, 13:08 Nga A.B
A do ketë protesta? Berisha s'jep përgjigje: Po analizojmë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme se nëse PD-ja do të organizojë protesta. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha nuk zgjodhi t'i përgjigjej direkt kësaj pyetje, por zgjodhi të thoshte se do të angazhohen për të bërë një analizë më të detajuar për vjedhjen që u bë gjatë zgjedhjeve. 

Pyetja: A do ketë protesta?

Berisha: Ne po bëjmë një analizë me përgjegjësi të plotë. Unë kuptoj cdo kërkesë nga mbështetësit tanë që PD të bëjë një analizë transparente. Por ne jemi të angazhuar non stop për të identifikuar se cfarë i bëjnë këto zgjedhjet më të vjedhurat.

sali berisha

Sondazh

Poll