Insights

Samiti II i Diasporës!? Teatër, propagandë, lojra fjalësh dhe në fund tallje mendere!

1 Mars 2019, 18:00 Nga DOSJA
Samiti II i Diasporës!? Teatër, propagandë, lojra fjalësh

Po si nuk i vjen turp këtyre organizatorëve! A ka njeri të më tregojë fillimisht se çfarë është arritur nga Samiti i parë dhe që duhet të bëhet i dyti!?? Pastaj kush më gjen një person nga pjesëmarrësit në këtë “samit” që nuk ka ik nga Shqipëria për shkak të kushteve të këqija që ka prodhuar po kjo politikë propagandistike në Shqipëri nga e cila çdo ditë njerëzit po detyrohen të ikin!

#Çfarë po synohet me Samitin e II?! Cili është qëllimi, për t’i fol për Flamurin apo për ti kërku të kthehen në Shqipëri ku çdo ditë po boshatiset! Apo ndoshta gjatë këtyre ditëve ndonjë sekser i pushtetit do mundohet të bind ndonjërin prej biznesmenëve shqiptarë të suksesshëm jashtë Shqipërisë të investojnë në vend!

Po ku në cilin vend, aty ku nuk ka siguri për biznesin, aty ku më parë të vjen krimineli për të vjelë “taksën” se taksidari apo për të zgjidhur një problem pronësie duhet të kontraktosh një kriminel që bën punën e “përmbaruesit” pa letra!

Ku të investojë, aty ku ish-Ministri i Brendshëm akuzohet për trafik droge në kuadër të organizatës kriminale!??

Apo të konkurrojnë në ndërtimin e rrugëve me 20 milion për 1 km…apo duhet të rendis arsyet e tjera që mbeta pa i renditur në 51 arsyet e fundit, se pse po ikin njerëzit nga Shqipëria!

#Por edhe pjesëmarrësit e Diasporës në Samitin e dytë, si e gjetën Shqipërinë!?

Më keq se në Samitin e parë, ku tashmë parlamenti nuk ka opozitë, mijëra protestues po dalin në rrugë çdo javë dhe po helmohen nga gazi lotsjellës, të njëjtat akuza kundër akuza të politikanëve mes tyre prej vitesh, një Shqipëri pa Gjykatë Kushtetuese e të Lartë, një Shqipëri me prokurorë të përkohshëm, një Shqipëri që po synon reformimin e sistemit të drejtësisë duke selektuar prokurorët e gjyqtarët sipas interesave partiake, një Shqipëri ku polici nuk vishet si duhet dhe nuk paguhet për orët shtesë, një Shqipëri ku shëndetësia është hajt se folim e ekonomia ka arritur një borxh gati 70 % të Produktit të Brendshëm Bruto! E shumë e shumë të tjerave!

#Ja pra pse mendoj se ky SHOW model telenovele turke po vazhdon edhe pse jam i bindur se përsëri edhe në këtë Samitin do të përsëritet premtimi se do të krijohen kushtet që diaspora të ushtroj të drejtën e votës! #Suksese_pjesëmarrësve#

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog flamur vezaj samiti i dyte i diaspores flamur vezaj samiti i dyte i diaspores

Sondazh

Poll

Insights 1 Mars 2019, 06:24

Kur grabitja u shitet qytetarëve si favor

Ministrja e Shendetesise komunikoi sot per qytetaret vendimin e qeverise per indeksimin e cmimit te barnave, duke reflektuar ne cmimet e reja renien e euros. Si...

Insights 28 Shkurt 2019, 19:33

Turpi i Kolegjit

Te shkarkosh Antoneta Sevdarin dhe te mbash ne detyre A.Malaj etj, eshte si nata me diten! Po cti besh, kur te bejne gjyqin e te shkarkojne ata si S.Çomo...