Aktualitet

“Land Rover” e “Porsche Cayenne”, kapet “skifteri” shqiptar që grabiste makinat luksoze në Greqi

Shqiptari dhe bashkëpunëtorët e tij vidhnin automjete superluksoze nga zonat e pasura në Athinë, dhe më pas i shisnin në tregun e zi.

19 Maj 2023, 21:12 Nga F.M
“Land Rover” e “Porsche Cayenne”, kapet
Policia greke

GREQI- Një 29-vjeçar shqiptar me precedentë të mëparshëm penalë është vënë në pranga pasi akuzohet se grabiste makina luksoze. Mediat greke shkruajnë se banda ku ishte pjesë shqiptari, nga fillimi i gushtit 2021 deri në mesin e vitit 2022, ka proceduar në mënyrë dhe metodë specifike në vjedhjen e automjeteve si Land Rover, Range Rover, Porsche Cayenne.

Shqiptari dhe bashkëpunëtorët e tij vidhnin automjete superluksoze nga zonat e pasura në Athinë, dhe më pas i shisnin në tregun e zi.

Pasi pikasnin makinat që donin të vidhnin, ata afroheshin në këmbë dhe pasi thyenin xhamin e derës së shoferit apo pasagjerit, futeshin brenda dhe çaktivizonin alarmin. Më pas zhdukeshin bashkë me mjetin.

shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll