Aktualitet

“Nëna futi kokën mes hekurave e më merrte erë”, ish-i burgosuri i Spaçit kujton takimin e përmallshëm (VIDEO)

Ish i dënuari Agron Hoxhaj kujton se në 15 vitet që ka kaluar në burgun e Spaçit, familjarët janë pëpjekur ta vizitojnë dhe nuk e kanë lënë në harresë. Nga të gjitha takimet, ai veçon herën e parë që ka parë nënën, i vetmi rast kur është prekur.

19 Maj 2023, 21:04 Nga DOSJA
“Nëna futi kokën mes hekurave e më merrte erë”,
Agron Hoxhaj

TIRANË- Takimet për të burgosurit e regjimit komunist në burgun e Spaçit ishin të rralla. Largësia, terreni i vështirë, mjetet e pakta të transportit dhe vetë sistemi krijonin barriera që këto takime të pakta të realizoheshin.

Ish-i dënuari Agron Hoxhaj kujton se në 15 vitet që ka kaluar në burgun e Spaçit, familjarët janë pëpjekur ta vizitojnë dhe nuk e kanë lënë në harresë. Nga të gjitha takimet, ai veçon herën e parë që ka parë nënën, i vetmi rast kur është prekur.

Agron Hoxhaj: Kur më ka ardhur nëna për herë të parë, unë e kam thënë dhe diku tjetër që ajo nuk e besonte që unë isha gjallë dhe aty ku ishim te hekurat se nuk të linte njeri që…

Katerina Trungu: Nuk takoheshit nga afër?

Agron Hoxhaj: Jo pra, vetëm i jepje dorën.

Katerina Trungu: As një përqafim nuk lejohej, as një kontakt?

Agron Hoxhaj: Ata ishin andej, ne ishim këtej, po të donte polici e hapte. Unë për fat të mirë, më kishte ardhur nëna dhe kur ashtu futi kokën e shkreta në mes të atyre hekurave dhe më merrte erë si ku di unë, si puna e atyre, ta themi kafshës, si delja që merr e lëpin fëmijën e vet, një ndjesi që e ka vetëm nëna.

Të them të drejtën, e vetmja gjë që më ka prekur në burg. Unë kam qenë shumë i fortë, nuk qaj kurrë kur vinin, kur iknin. Edhe pse ata lotonin, qanin, nuk qaja kurrë, nuk e di pse nuk më vinte për të qarë.

Marrë nga tvklan.al

agron hoxhaj

Sondazh

Poll