Bota

TËRMET i fortë në Paqësor, lëshohet paralajmërimi për cunami

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 38 kilometrash.

19 Maj 2023, 07:33 Nga A.B
TËRMET i fortë në Paqësor, lëshohet paralajmërimi
Foto ilustruese

SHBA-Një tërmet me magnitudë 7.7 gradë të shkallës Rihter u regjistrua në juglindje të ishullit Loyalty në Kaledoninë e Re, territor francez në Oqeanin Paqësor. Autoritetet lëshuan një paralajmërim për cunami.

Të njëjtën fuqi të tërmetit mati edhe Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Sistemi Amerikan i Paralajmërimit të Cunamit tha se valët prej një deri në tre metra ishin të mundshme në Vanuatu.

Valë nga 30 centimetra deri në një metër të larta janë të mundshme në Fixhi, Kiribati dhe Zelandën e Re, raporton Guardian. Valë më të vogla janë të mundshme në Papua Guinenë e Re, Guam dhe Ishujt e Paqësorit.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 38 kilometrash. Byroja Australiane e Meteorologjisë tha se ekzistonte një kërcënim cunami për ishullin Lord Howe, në bregun lindor./Dosja.al

termet ne paqesor

Sondazh

Poll