Bota

Greqi/ Përdhunuan 26-vjeçaren në sy të partnerit të saj, burg të përjetshëm për dy pakistanezët

Të dy pakistanezët u dënuan me burgim të përjetshëm plus 16.5 vjet të tjera, ndërsa i pandehuri i tretë, i dënuar për grabitje dhe përdhunim, u dënua me 21 vjet e gjashtë muaj burg.

18 Maj 2023, 20:02 Nga f.i
Greqi/ Përdhunuan 26-vjeçaren në sy të partnerit të
foto ilustruese

GREQI- Dy pakistanezë, të cilët përdhunuan në grup 26-vjeçaren kubaneze në Greqi janë dënuar me burgim të përjetshëm. Protothema shkruan se gjykata i shpalli fajtorë të pandehurit, pa njohur rrethanat lehtësuese. Të dy pakistanezët u dënuan me burgim të përjetshëm plus 16.5 vjet të tjera, ndërsa i pandehuri i tretë, i dënuar për grabitje dhe përdhunim, u dënua me 21 vjet e gjashtë muaj burg.

Gjatë gjykimit në kërkim të faljes, i pari nga tre të pandehurit pranoi aktin e grabitjes duke mohuar përdhunimin. I pandehuri i dytë ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast, duke thënë në mënyrë karakteristike se “nuk kam nevojë të grabis, sepse kam para”. I akuzuari i tretë, ka pranuar në gjykatë se ka kryer marrëdhënie seksuale me 26-vjeçaren, por ka pohuar se kjo është bërë me pëlqimin dhe dëshirën e viktimës, duke mohuar përdhunimin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 14 janarit të 2022. Tre pakistanezët i takuan në rrugë çiftin dhe pasi parkuan makinën e tyre në një rrugë, dolën të armatosur me pistoleta dhe i çuan në një vend të shkretë aty pranë. Pasi u hoqën të gjitha sendet e tyre, përfshirë paratë, celularët dhe pasaportat, më pas e kapën me forcë 26-vjeçaren dhe e çuan në shtëpinë e braktisur ku e përdhunuan njëri pas tjetrit.

perdhunohet 26-vjecarja ne greqi greqi

Sondazh

Poll