Aktualitet

Shkak bëhet KONKURRENCA! Plagoset me thikë pronari i minimarketit në Durrës, Policia në ndjekje të autorit

Sipas forcave blu, ky konflikt ka nisur për shkak të konkurencës, pasi të dy personat janë pronarë minimarketesh në të njëjtën lagje.

18 Maj 2023, 12:56 Nga A.B
Shkak bëhet KONKURRENCA! Plagoset me thikë pronari i minimarketit
Policia

DURRËS- Një 55-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë natës në Durrës. Policia bën të ditur se personi me inicialet A.T, u qëllua me thikë nga personi me inicialet A.SH, 57-vjeç. Sipas forcave blu, ky konflikt ka nisur për shkak të konkurencës, pasi të dy personat janë pronarë minimarketesh në të njëjtën lagje.

Personi i dëmtuar, ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore. Policia po vijon punën për kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dëmtoi lehtë një shtetas, me mjet prerës (thikë), pas një konflikti për motive konkurrence, shpallet në kërkim autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin A. T., rreth 55 vjeç, banues në lagjen nr. 1, pasi dyshohet se gjatë natës, pas një konflikti për motive konkurrence (të dy shtetasit, pronarë minimarketesh në të njëjtën lagje), ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Sh., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 1, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. T. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

plagosje ne durres

Sondazh

Poll