Aktualitet

Aksident në aksin 'Qafë Plloçë'/ 'Benz'-i përplaset me kamionin, dy të plagosur, bllokohet rruga

Të lënduar kanë mbetur dy persona nga mjeti “Benz”, të cilët janë transportuar në spitalin e Pogradecit

18 Maj 2023, 07:17 Nga A.B
Aksident në aksin 'Qafë Plloçë'/
Foto ilustruese

POGRADEC- Një aksident me dy të lënduar ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin nacional Korçë – Pogradec, në Qafë Plloçë. Një mjet është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes, të lënduar kanë mbetur dy persona nga mjeti “Benz”, të cilët janë transportuar në spitalin e Pogradecit. Sipas të dhënave mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Për shkak të aksidentit është krijuar bllokim i njërit sens të rrugës.

Policia ndodhet në vendngjarje për hapjen e rrugës si edhe zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./Dosja.al

aksident aksident ne aksin qafe-plloce

Sondazh

Poll