Bota

Sulm me armë zjarri ndaj autokolonës amerikane në Nigeri, vriten 4 persona

Policia njofton se sulmi ndodhi pasditen e së martës përgjatë rrugës Atani, Osamale në rrethin Ogbaru. 

17 Maj 2023, 09:42 Nga a.l
Sulm me armë zjarri ndaj autokolonës amerikane në Nigeri, vriten
Sulmohet autokolona në Nigeri

AFRIKË- Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby ka njoftuar se disa persona të armatosur kanë sulmuar një autokolonë amerikane në Nigeri. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur të martën në shtetin Anambra të Nigerisë juglindore, ku janë vrarë 4 persona, ndërsa 3 të tjerë u rrëmbyen. 

"Duket sikur një autokolonë e SHBA-së u sulmua. Ajo që mund t'ju them është se asnjë shtetas amerikan nuk ishte i përfshirë. Prandaj, nuk pati asnjë shtetas amerikan të lënduar. Ne jemi të vetëdijshëm për disa viktima, ndoshta edhe disa të vrarë, por nuk dua të shkoj shumë përpara se ku jemi tani. Sapo ndodhi dhe Departamenti i Shtetit po e shqyrton këtë. Asnjë shtetas amerikan nuk ishte në kolonë," tha Kirby në një konferencë.  

Policia njofton se sulmi ndodhi pasditen e së martës përgjatë rrugës Atani, Osamale në rrethin Ogbaru. Personat e armatosur vranë dy nga operativët e Forcave Lëvizëse të Policisë dhe dy punonjës të konsullatës. Separatistët që veprojnë në rajon i kanë përshkallëzuar sulmet e tyre vitet e fundit, duke synuar zakonisht ndërtesat e policisë ose qeverisë. 

sulm ne nigeri

Sondazh

Poll