Bota

Gjyqi në Hagë/ Pranohet kërkesa e mbrojtjes së Veselit, në listën e provave shtohet një tjetër dokument

Gjykatësi Charles Smith III bëri të ditur se para se të vijojë me pyetjet nga mbrojtja për dëshmitarin e katërt, do të diskutohet edhe një çështje tjetër, e cila do të trajtohet në një seancë private.

16 Maj 2023, 12:21 Nga a.l
Gjyqi në Hagë/ Pranohet kërkesa e mbrojtjes së Veselit,
Kadri Veseli

HAGË- Trupi Gjykues ka pranuar sot kërkesën e mbrojtjes së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për shtimin e një dokumenti në listën e provave. 

Gjykatësi Charles Smith III bëri të ditur se para se të vijojë me pyetjet nga mbrojtja për dëshmitarin e katërt, do të diskutohet edhe një çështje tjetër, e cila do të trajtohet në një seancë private.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill të këtij viti, me deklaratat hyrëse të mbrojtjes dhe të Prokurorisë Speciale që i akuzon ata për krime të luftës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020. 

gjyqi ne hage

Sondazh

Poll