Politike

Qarku Dibër/ Nis numërimi për këshillat në Bulqizë kryeson PS, BF renditet forcë e tretë! PS shumicë edhe në Mat e Klos

Në Bulqizë në 7 qendra votimi të numëruar në total nga 49 të tilla, kryeson PS me 11 mandate ose 35.30% të votave.

16 Maj 2023, 00:50 Nga k.m.

Qarku Dibër/ Nis numërimi për këshillat në Bulqizë

DIBËR- Procesi i numërimit npër këshilltarët bashkiakë në Bashkinë e Dibrës ende nuk ka nisur. Në Bulqizë në 7 qendra votimi të numëruar në total nga 49 të tilla, kryeson PS me 11 mandate ose 35.30% të votave. Forcë e dytë në këshillin bashkiak të Bulqizës deri më tani rendiet Lëvizja e Legalitetit me 12.10% të votave duke siguruar 3 mandate. Nga ana tjetër, Bashkë Fitojmë deri më tani ka siguruar vetëm 2 mandate me 8.24% të votave. Edhe Aleanca Liberale e Djathtë me 7.31% të votave ka siguruar 2 mandate. Partia Agrare Ambientaliste, Partia Konservatore dhe Partia Socialdemorkate kanë siguruar nga një mandat secila.

Në Klos janë numëruar deri më tani 14 qendra votimi nga 27 në total. Rezultati është si vijon: PS 19.47% të votave merr 6 mandate, Bashkë Fitojmë me 8.89% të votave merr 2 mandate, Partia Republikane me 6.75% të votave merr 2 mandate dhe PD me 4.66% merr vetëm 1 mandat. Gjithashtu Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet ka arritur të marrë 2 mandate me 6.93% të votave. Ndërsa Aleanca Progresiste, Fryma e Re Demokratike, Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Bindja Demokratike, Aleanca Arbnore Kombëtare, Partia Unitetit Kombëtar dhe Partia e Gjelbër kanë siguruar nga një mandat në këshill.

Në Mat ku janë numëruar 22 qendra votimi nga 49 në total, PS kryeson me 9 mandate dhe 33.71% të votave. Partia Socialdemokrate ka marrë 3 mandate me 13.26% të votave. Bashkë Fitojmë ka marrë 2 mandate me 8.21% të votave. PD merr 2 mandate me 8.14% të votave. Ndërsa Fryma e Re Demokratike, Partia e Gjelbër dhe Lëvizja e Re kanë siguruar deri më tani nga një mandat.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Politike 15 Maj 2023, 23:56 k.m.

PS fiton edhe Kurbinin

TIRANË- Partia Socialiste ka fituar edhe Bashkinë e Kurbinit. Numërimi ende vijon me kutitë e fundit por tashmë nuk ka më mund&e...