Politike

Do kandidosh për deputet në Shkodër? Rama: Nuk e përjashtoi, gjatë turit tim do vizitoj dhe Lazaratin

Po ashtu Rama gjatë konferencës së sotme ka njoftuar se gjatë turnit të tij të falenderimeve do të ndalojë edhe në Lazarat.

15 Maj 2023, 23:02 Nga I.A
Do kandidosh për deputet në Shkodër? Rama: Nuk e përjashtoi,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk e përjashton që të kandidoj për deputet në Shkodër. I pyetur nëse pas Vlorës dhe Durrësit do të jetë përfaqësues i Shkodrës, Rama është shprehur se fillimisht do të shoh se si do të shkojnë gjërat.

“Do luftoj shumë që në 2025 t’ja jap këtë kënaqësi gjyshes time shkodrane, e cila më ka dhënë një pjesë të gjërave që më kanë bërë ky që jam”, tha Rama.

Po ashtu Rama gjatë konferencës së sotme ka njoftuar se gjatë turnit të tij të falenderimeve do të ndalojë edhe në Lazarat.

“Më ka pëlqyer veçanërisht rezultati i Skraparit, Pogradeci po ashtu. Ka pasur një përgjigje interesante edhe nga Lazarati, në Lazarat rezultati është domethënës në favor të kundërshtarëve, pjesë e turit tim do të jetë edhe Lazarati, për të folur për të kuptuar. Këtu mbaron edhe biseda ime, nuk kam asnjë dëshirë të qëndroj në ballin e luftës politike. Hyra në fushatë, tani vazhdoj në punën, kacafytjet duhet t’i bëjnë të tjerët, unë jam për të bërë punë të tjera”, u shpreh Rama.

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll