Aktualitet

'U plagosa'/ U vetëplagos me armën e shërbimit, polici në gjendje të rëndë tek Trauma, telefonoi të bijën për ta çuar në spital

I plagosuri, Shkëlqim Haxhimali, 47-vjeç, është gjetur në mjetin e tij, por aktualisht ndodhet tek 'Trauma'.

15 Maj 2023, 18:17 Nga k.m.
'U plagosa'/ U vetëplagos me armën e shërbimit, polici
Makina e efektivit

TIRANË- Një polic është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10 në pranë shkollës "Eqerem Çabej", shumë pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Teresa". I plagosuri, Shkëlqim Haxhimali, 47 vjeç, është gjetur në mjetin e tij, por aktualisht ndodhet tek 'Trauma'.

'U plagosa'/ U vetëplagos me armën e shërbimit, polici
Makina e efektivit

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se efektivi i burgjeve po bëhej gati tëmerrte shërbimin, teksa sapo ka parkuar makinën është shkrepur arma duke e plagosur me një plumb sipër zemrës. Menjëherë ai ka telefonuar vajzën e tij duke i thënë se është plagosur rëndë, e ka qenë pikërisht ajo që e ka dërguar në spitalin e Traumës. Momentalisht bëhet me dije se ai është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në reanimacion.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete. 47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

shkelqim haxhimali tirane

Sondazh

Poll