Aktualitet

Konispol, digjet mjeti i Ada Murtajt, anëtare në KZAZ, zjarri i është vënë mbrëmjen e djeshme

Ada Murataj është anëtare e KZAZ-së në zgjedhjet lokale të 14 majit, e cila është shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe sipas saj ngjarja mund të ketë lidhje me angazhimin politik.

15 Maj 2023, 20:07 Nga k.m.

Konispol, digjet mjeti i Ada Murtajt, anëtare në KZAZ, zjarri i

KONISPOL- Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Konispol. Deri më tani raportohet se disa persona të paidentifikuar kanë djegur automjetin e parkuar, i cili rezulton në pronësi të Ada Muratajt.

Kjo e fundit është anëtare e KZAZ-së në zgjedhjet lokale të 14 majit, e cila është shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe sipas saj ngjarja mund të ketë lidhje me angazhimin politik.

“Nuk kam konflikte me askënd, mund të ketë lidhje me angazhimin tim politik,”- mësohet të ketë thënë Murataj.

ada murataj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll