Aktualitet

Sherr mes të rinjve, plagos me thikë dy persona dhe largohet në drejtim të paditur

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku një person ka goditur me thikë dy shokët e tij 20-vjeçarë dhe më pas është larguar nga vendngjarja

15 Maj 2023, 15:29 Nga m.s
Sherr mes të rinjve, plagos me thikë dy persona dhe largohet në
foto ilustruese

TIRANË- Një sherr mes të rinjve, ka përfunduar me plagosjen e dy prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku një person ka goditur me thikë dy shokët e tij 20-vjeçarë dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Burime nga policia bëjnë me dije se të rinjtë me inicialet J. P., dhe Q. H., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.05.2023, rreth orës 14:15, në rrugën “Tish Daija”, shtetasi B. R., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., 20 vjeç, dhe më pas është larguar.

Si pasojë shtetasit J. P., dhe Q. H., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

plagosje tirane

Sondazh

Poll