Art&Argëtim

Çfarë s’u pa nga Kuvendi? Arben Ahmetaj ‘rreh’ Halit Valterin, Gjoni e Majko shoqërojnë me durim damat e tyre

3 Tetor 2019, 17:48 Nga DOSJA
Çfarë s’u pa nga Kuvendi? Arben Ahmetaj ‘rreh’

TIRANË– Debatet dhe fjalimet në Kuvend dëgjohen nga të gjithë, por gjatë seancave plenare ka disa detaje që i shpëtojnë syrit të publikut. 

Fotografi Agim Rama, ka postuar në profilin e tij disa foto, ku duket qartë “rivaliteti” që mbizotëron mes opozitës së re dhe maxhorancës. 

Siç duket qartë edhe nga fotot, ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj po luan me deputetin e ardhur nga radhët e PD-së, Halit Valterin. Madje me shaka ai i gjuan edhe në shpinë, duke shkaktuar të qeshura tek opozitari.

Ndërsa Ralf Gjoni dhe Pandeli Majko kanë treguar edhe një herë xhentilesën e tyre ndaj damave të Kuvendit. Gjoni pret me durim derisa Rudina Hajdari të përfundojë intervistën e saj, ndërsa Majko shoqëron ish-ministren e Arsimit Lindita Nikollën drejt makinës. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale arben ahmetaj halit valteri seanca plenare 3 tetor 2019 arben ahmetaj halit valteri seanca plenare 3 tetor 2019

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 3 Tetor 2019, 16:02

TIRANË– Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, ka folur për projektet e reja muzikore, por edhe marrëdhënien me vajzën e saj Marinën. Teksa ishte e ftuar...