Aktualitet

Moti për sot! Java mbyllet me vranësira dhe reshje shiu

Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin shtim të vranësirave dhe reshje të shumta shiu ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të shqipërisë. 

14 Maj 2023, 08:10 Nga f.i

Moti për sot! Java mbyllet me vranësira dhe reshje shiu

TIRANË-  Moti do jetë me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës së sotme. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8°C deri në 27°C.

Sipas MeteoAlb, vendi do të ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike, duke bërë që vranësirat e shpeshta të jenë prezente duke sjellë herë pas herë reshje të pakta dhe të izoluara, por nuk mungojnë gjithashtu edhe intervalet me kthjellime ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në Ultësirën Perëndimore.

Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin shtim të vranësirave dhe reshje të shumta shiu ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të shqipërisë. 

moti 14 maj 2023 parashikimi i motit

Sondazh

Poll