Aktualitet

Arrestimi i Fredi Belerit/ Qytetarja: Policia më mori në 2 të natës, në shtëpi u ktheva me lek borxh

Pas ka mohuar që të ketë marrë vota nga Beleri, gruaja është lënë te dera e komisariatit të Vlorës dhe është kthyer në Himarë me lekë borxh. 

14 Maj 2023, 08:34 Nga I.A
Arrestimi i Fredi Belerit/ Qytetarja: Policia më mori në 2 të
Qytetarja

HIMARË- Disa banorë të Himarës janw pyetur nw lidhje me akuzën për blerje votash të ngritur ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.  Një prej banoreve të zonës së Himarës tregoi se policia i kishte shkuar në shtëpi në orën 2 pas mesnate dhe e lajmëruar për çfarë do të pyetej e kanë çuar në policinë e Vlorës.

“Më kanë ardhur tek dera 5 policisë. Kam qenë në gjumë, hapa derën dhe më thanë se do të shkoja në komisariat për të bërë disa pyetje. Nuk më thanë se për çfarë bëhej fjalë. Por më hipën në fugon dhe më çuan në Vlorë. Atje më kanë marrë në pyetje bashkë me djalin, sepse më çuan bashkë me djalin. Kur më çuan atje, më pyetën. Më vonë më shpjeguan që është gjetur një listë që ke marrë para nga Fredi Beleri për të blerë votën”, tregon ajo. 

Pas ka mohuar që të ketë marrë vota nga Beleri, gruaja është lënë te dera e komisariatit të Vlorës dhe është kthyer në Himarë me lekë borxh. 

Isha pa lekë pa gjë, më lanë tek dera e policisë, erdha në shtëpi me lekë borxh. Atje kishin marrë të gjithë njerëzit që ishin më të varfër, të dobëtit, të pazotët”, tregoi gruaja.

Beleri u arrestuar pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll