Aktualitet

U arrestua bashkë me Fredi Belerin për blerje votash, jepet MASA në QSUT për Pandeli Kakoveshin

Gjyqi ndaj dy të akuzuarve u zhvillua me dyer të mbyllura.

13 Maj 2023, 17:36 Nga F.M
U arrestua bashkë me Fredi Belerin për blerje votash, jepet MASA
Policia

TIRANË- Pandeli Kokoveshi, i cili u vu në pranga bashkë me Fredi Belerin është lënë në burg. Kokoveshit i është komunikuar masa në spital ku ndodhet i shtruar pas problemeve me zemrën. Gjyqi ndaj dy të akuzuarve u zhvillua me dyer të mbyllura. Në të mori pjesë dhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi.

Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme në 'arrest me burg' nga gjykata e Vlorës. Më pas, Beleri është sjellë në Tiranë dhe dosja e tij do t’i kalojë për gjykim Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK). Beleri u arrestua në lokalin e tij nëë Himarë dhe akuzohet për shitblerje votash. Ai vetë ka mohuar të jetë përfshirë në këtë veprimtari. Arrestimi i Belerit ka sjellë një sërë reagimesh nga Shqipëria e Greqia. Opozita e konsideron arrestim me urdhër nga Rama, ndërsa Greqi ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. 

pandeli kokoveshi fredi beleri

Sondazh

Poll