Aktualitet

Salloni i Librit në Torino/ Mes 44 shteteve Shqipëria mysafire për 5 ditë, ministrja: Të ftuar nga Lea Ypi te Kadare

Sa i përket Shqipërisë programi si vend i ftuar, u bë njohur këtë fundjavë në Qendrën e Librit me 40 aktivitete të larmishme. Salloni i librit shqip, frymëzohet nga “Kronikë në gur” i Ismail Kadaresë e projektohet nga arkitektja Matilda Pando dhe artisti Ergys Krisiko.

13 Maj 2023, 16:31 Nga f.i
Salloni i Librit në Torino/ Mes 44 shteteve Shqipëria mysafire
salloni i librit

ITALI- Për 5 ditë radhazi, nga 18 maji deri në 22 maj Shqipëria do të jetë pjesë e Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino. Mes 44 shtetesh e 200 profesionistëve të enteve botuese, Shqipëria pozicionohet si vend mysafir. Në edicioni e 35-të i bëhet homazh universit plot ngjyra që ka dhuruar Lewis Caroll me ‘Lizën në botën e çudirave”, ku pritet të mbahen mbi 1400 ngjarje , takime, debate, këndvështrime të reja mbi botën.

Sa i përket Shqipërisë programi si vend i ftuar, u bë njohur këtë fundjavë në Qendrën e Librit me 40 aktivitete të larmishme. Salloni i librit shqip, frymëzohet nga “Kronikë në gur” i Ismail Kadaresë e projektohet nga arkitektja Matilda Pando dhe artisti Ergys Krisiko. Salloni është konceptuar si një vepër arti ku vizitorët bëhen pjesë e historikut letrar të vendit tonë nga Buzuku e Bogdani, te autorët e Rilindjes Kombëtare, ata të shek. XX e deri në brezat më të rinj të shkrimtarëve.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti njoftoi se emra të njohur të autorëve të Shqipërisë e diasporës do të jenë të ftuar në këtë ngjarje me peshë të librit. 

'Prezenca e Shqipërisë në Sallonin e Librit në Torino si vend nderi për ne është patjetër jo vetëm një titull horonifik por një mundësi shumë e mirë për të treguar atë çka është letërsia shqiptare. Do të kemi nga Lea Ypi, Ornela Vorpsi, Bashkim Shehu, Fatos Kongoli, Lucia Nadin, Ardian Ndreca etj…, patjetër edhe i madhi Kadare”,-thotë ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Në ditën eparë në 18 maj Salloni i Shqipërisë hap dyert me artistin Ermal si autor i “Nesër e përgjithmonë”.

salloni i librit torino lea ypi

Sondazh

Poll