Politike

Pritet masa e sigurisë për Fredi Belerin e arrestuar për blerje votash, Dule: S'ka arsye për ta mbajtur në qeli

Dule thotë se kushte një vendim i paralajmëruar dhe se për Belerin e Kokoveshin nuk ka arsye juridike, politike dhe njerëzore që të qëndrojnë qoftë dhe një sekondë më tepër të ndaluar.

13 Maj 2023, 11:53 Nga A.B
Pritet masa e sigurisë për Fredi Belerin e arrestuar për blerje
Vangjel Dule

VLORË- Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë për blerje votash së bashku me Pandeli Kokoveshin, ndërsa sot pritet të dalë në gjykatën e Vlorës. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule është shprehur për mediat në lidhje me seancën dhe arrestimin. Dule thotë se kushte një vendim i paralajmëruar dhe se për Belerin e Kokoveshin nuk ka arsye juridike, politike dhe njerëzore që të qëndrojnë qoftë dhe një sekondë më tepër të ndaluar.

'Pritet që të fillojë nga çasti në çast seanca, presim të gjithë vendimin. Nuk ka arsye juridike, politike dhe njerëzore që të qëndrojnë qoftë dhe një sekondë më tepër të ndaluar. E kërkon logjika nga çdo pikë qoftë ajo, që të lirohen menjëherë. Avokatët janë njohur me çështjen dhe qëndrimin do ta shprehin ata. Ky ishte vendim i paralajmëruar. Policia ekzekutoi një vendim të paralajmëruar. Kemi një proces parodi. Me qëllim për rrëmbimin e përfaqësimit politik të Himarës. Vendimet e gjykatave çdo qytetar ka të drejtë t’i kontestojë ato brenda dhe jashtë vendit. Nuk shpreh urim, shpreh atë që për të gjithë është e arsyeshme dhe logjike. I bëj thirrje të gjithëve: Logjike poltike, juridike dhe njerëzore.'- u shpreh Dule.

vangjel dule arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll