Sport

VIDEO/ Muçi shënon dhe i jep fitoren Legias

Ky ishte goli i pestë i sulmuesit shqiptarë i cili sëbashku me 6 asistet bëhet një lojtarë i rendësishëm për skuadrën e tij

13 Maj 2023, 09:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Muçi shënon dhe i jep fitoren Legias

POLONI - Ernest Muçi vazhdon të pasurojë statistikat e tij te Legia e Varshavës. Sulmuesi shqiptar shënoi dje golin e tij të pestë në kampionat dhe së bashku me 6 asistet e tij kthehet në një nga lojtarët më vendimtarë të klubit polak.

Sliz jep një asist spektakolar me thembër dhe Muçi godet mënjëherë portën. Topi kalon mes tre lojtarëve kundërshtarë dhe më pas ndalet në rrjetë, duke i dhënë Legias epërsinë 2-1 kundër Jagiellonias.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll