Aktualitet

Gruaja plagos burrin në Paskuqan

Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shkaqet e sherrit nuk dihen ende. 

12 Maj 2023, 21:30 Nga F.M
Gruaja plagos burrin në Paskuqan
Policia

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paskuqan këtë mbrëmje, pasi gruaja ka qëlluar bashkëshortin dhe e ka plagosur me thikë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit. Dyshja kanë debatuar dhe gruaja ka marrë thikën dhe ka qëlluar të shoqin.

Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shkaqet e sherrit nuk dihen ende. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç. Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

plagosje ne paskuqan gruaja plagos burrin

Sondazh

Poll