Aktualitet

Aksident në Selenicë, automjeti del nga rruga, ndërron jetë 60-vjeçarja, plagosen 3 të tjerë

Siç bëhet me dije në njoftimin e Policisë së Shtetit, rrethanat e ngjarjes së rëndë janë për momentin të paqarta, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

12 Maj 2023, 22:55 Nga k.m.
Aksident në Selenicë, automjeti del nga rruga, ndërron jetë
Foto ilustruese

VLORË- Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Selenicë të Vlorës. Një automjet ka dalë nga rruga, për pasojë një grua rreth të 60-ve ka humbur jetën, ndërsa 3 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Siç bëhet me dije në njoftimin e Policisë së Shtetit, rrethanat e ngjarjes së rëndë janë për momentin të paqarta, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 22:38, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Opel", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

selenic

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Maj 2023, 21:30 F.M

Gruaja plagos burrin në Paskuqan

Policia TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paskuqan këtë mbrëmje, pasi gruaja ka qëlluar bashkësho...