Politike

14 maji/ OSBE në Shqipëri: Vetëm një herë në 4 vite ju vjen mundësia të vendosni për të ardhmen tuaj

Sipas OSBE-së, kjo e drejtë duhet ushtruar.

12 Maj 2023, 16:54 Nga F.M
14 maji/ OSBE në Shqipëri: Vetëm një herë në 4
14 maji

TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka publikuar një video përmes të cilës u bën thirrje qytetarëve që të votojnë më 14 maj. OSBE shkruan se është vetëm një ditë në 4 vite që u jep mundësinë qytetarëve të vendosin për fatin e tyre. Sipas OSBE-së, kjo e drejtë duhet ushtruar.

“Ka mbi 200 të diela në 4 vjet, por vetëm 1 për të vendosur për të ardhmen e qytetit apo fshatit tënd. Bëhu pjesë e festës së demokracisë, duke ushtruar të drejtën dhe detyrën tënde qytetare më 14 maj. Çdo votë vlen! Shko voto! Bëje zërin tënd të dëgjohet!”- shkruhet në postim.

fushata 2023

Sondazh

Poll