Bota

Fitoji gjyqin me Trump/ Reagon kolumnistja E. Jean Carroll: Kjo është një fitore për të gjitha gratë

Juria vendosi që Trump të paguajë 5 milion dollarë kundrejt E. Jean Carroll për dëmin që i ka shkaktuar kolumnistes për sulmin e vitit 1996.

10 Maj 2023, 18:15 Nga a.l
Fitoji gjyqin me Trump/ Reagon kolumnistja E. Jean Carroll: Kjo është
Donald Trump dhe E. Jean Carroll

SHBA- Kolumnistja E. Jean Carroll ka reaguar pasi fitoji gjyqin me ish-presidentin amerikan Donald Trump, i cili u akuzua për abuzim seksual. Ajo tha se kjo është fitorja për të gjitha gratë që janë viktima të sulmeve seksuale.

Pamja e vjetër e viktimës së përsosur ishte një grua që gjithmonë bërtiste. Një grua e cila ka raportuar menjëherë. Një grua, jeta e së cilës supozohej të palohej dhe ajo kurrë nuk duhet të përjetonte më lumturinë. Sapo u mbyll me këtë aktgjykim, ka ndodhur vdekja e viktimës perfekte. Tani ky vendim është për të gjitha gratë,” tha Carroll për Poppy Harlow të CNN në “This Morning. 

Juria vendosi që Trump të paguajë 5 milion dollarë kundrejt E. Jean Carroll për dëmin që i ka shkaktuar kolumnistes për sulmin e vitit 1996. Carroll, 79 vjeç, ka treguar se ngjarja ndodhi në një dyqan Bergdorf Goodman në Manhatan në fund të vitit 1995 ose në fillim të 1996. 

 

 

donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll