Art&Argëtim

Luan Zhegu shuan kuriozitetin, zbulon “misterin” e qëndrimit të tij në skenë: E bëja nga frika (VD)

2 Tetor 2019, 19:05 Nga DOSJA
Luan Zhegu shuan kuriozitetin, zbulon “misterin” e qëndrimit

Ai është një ndër zërat dhe krijuesit që i ka dhënë një kontribut të çmuar muzikës shqiptare. Bëhet fjalë për Luan Zhegun, të cilin të gjithë e mbajnë mend jo vetëm për zërin e pakrahasueshëm, por edhe qëndrimin e tij përpara mikrofonit.

Pikërisht për qëndrimin e tij stoik në skenë, kantautori tregoi sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan se e ka nismën që në 1975-n, kur shumë kolegë të tij ishin dënuar pa të drejtë.

“Unë kam dalë në skenë pas plenumit famëkeq ku shokët e mi qoftë Sherifi, Franko, Aleksandër Lalo etj, u dënuan padrejtësisht. Dhe kur unë dola në skenën e festivalit, udhëheqës artistik ka qenë Gjon Simoni, i cili më tha: “Kjo është një provë për ty, ose mund të shkosh shumë lart ose mund të shkosh poshtë”. Por këtë gjë ma tha para festivalit dhe emocionet bënin punën e vet dhe frika nuk diskutohej. Të rinjtë sot nuk e kuptojnë. Ishte viti 1975 dhe nuk harroj kurrë që kam vënë një dorë tek mikrofoni dhe një dorë tek xhaketa dhe nuk lëviza fare. Zoti më dha forcë në vokal. I thashë vetes më mirë të mos lëviz, në mënyrë që të mos luanin me mua”, tregoi Zhegu.

Marrë nga tvklan.al

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz luan zhegu qendrimi i luan zhegut luan zhegu qendrimi i luan zhegut

Sondazh

Poll