Aktualitet

FOTOLAJM- Vazhdon asfalti elektoral! Bashkia e Tiranës 'rregullon' rrugën "Frosina Plaku", por që të kalosh vijat e bardha duhet të zbresësh nga pema

Nëse do të kalosh në vijat e bardha për t’u hedhur nga njëra anë e rrugës në tjetrën, duhet që të përplasesh ose me pemën, ose me xhamin e një lokali.

9 Maj 2023, 23:25 Nga k.m.
FOTOLAJM- Vazhdon asfalti elektoral!  Bashkia e Tiranës
Rruga e asfaltuar

TIRANË- Fotoja e mësipërme është shkrepur në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë, e asfaltuar nga Bashkia e Tiranës gjatë kësaj fushate zgjedhore. Por nëse do të kalosh në vijat e bardha për t’u hedhur nga njëra anë e rrugës në tjetrën, duhet që të përplasesh ose me pemën, ose me xhamin e një lokali.

POSTIMI I PLOTË nga Ermal Dizdari:

... me ne fund edhe rruga "Frosina Plaku" u shtrua me asfaltin e shumëpritur... Por ajo që bie në sy me shume, është një inovacion urbanistik, i pa hasur më parë... Vijat e bardha, që dalin nga dyqani i Simonit dhe përfundojnë te xhamat rrethues të lokalit ose fiks te pema trotuarit....(pra nëse del nga dyqani, bën 5 hapa dhe perplasesh me xhamat/ ose e kundërta duhet zbresësh nga pema për të ecur në vizat e bardha dhe të futesh në dyqan)... mos valle një truk i shkencës apo iluzion metafizik?!?! ...Japonia ka ngritur me urgjence një skuader, me specialistët më të mirë të Ministrisë së Rrugëve dhe Hekurudhave për të konstatuar dhe studiuar nga afër gjenialitetin e urbanisteve të Tiranës... Ndërkohë që një grup ekspertësh të digave kundër përmbytjeve në Hollande, kanë kërkuar binjakëzim me Drejtorinë e Rrugëve në bashkine e Tiranës....Gjithashtu pritet një delegacion i nivelit të lartë nga Organizata Botërore e Tregtisë, të cilët do të monitorojnë efektin që vizat e bardha do të kenë në dyqanin e Simonit!

tirane asfalti elektoral

Sondazh

Poll