Art&Argëtim

Aktori i prekur për humbjen e prindërve: Babai caktoi datën e vdekjes (VIDEO)

Nëna e tij ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë. Pas 6 muajsh ka vdekur dhe babai.

6 Maj 2023, 19:37 Nga m.s
Aktori i prekur për humbjen e prindërve: Babai caktoi datën e
Marin Orhanasi

TIRANË- Aktori i talentuar Marin Orhanasi, i cili ka spikatur me role të shumta në spektaklin "Portokalli”, ka ndarë me publikun një moment të vështirë. Ai rrëfeu në emisionin "S’e luan topi” se të dy prindërit i janë ndarë nga jeta në një periudhë shumë të shkurtër nga njëri-tjetri. Nëna e tij ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë. Pas 6 muajsh ka vdekur dhe babai.

Duket se kjo ka qenë një pikë kthese në jetën e tij. Ai kujton fjalët e të atit pas ndarjes së bashkëshortes, duke i premtuar se pas gjashtë muajsh "do bashkoheshin bashkë".

“Më ka habitur babai, sepse i tha nënës ditën që vdiq: Pas 6 muajsh do vij dhe unë. Ditë më ditë, orë më orë. Ai e përjetoi shumë, kur shkoja në shtëpi e gjeja duke qarë. I thosha hajde pijmë ndonjë birrë me lalin, përpiqesha ta trajtoja si shok”, tha Marini. /Dosja.al

marin orhanasi

Sondazh

Poll