Bota

Sulmi në qendrën tregtare në Teksas, vrasësi 33-vjeçar dyshohet për lidhje me ekstremin e djathtë

Gjashtë persona u shpallën të vdekur në vendngjarje në periferi të Dallasit verior, ndërsa dy vdiqën më vonë në spital. Të paktën tre persona të plagosur, janë në gjendje kritike.

8 Maj 2023, 08:20 Nga m.s
Sulmi në qendrën tregtare në Teksas, vrasësi
Foto nga vendngjarja

TEKSAS- Mauricio Garcia, 33 vjeç, është personi i cili i mori jetën tetë personave, përfshirë fëmijë në një qendër tregtare në Dallas të Teksasit. Autori i maskrës, një banor në Dallas, u qëllua për vdekje nga një oficer policie. Presidenti Joe Biden e përshkroi sulmin si "aktin e fundit të dhunës me armë, për të shkatërruar kombin tonë".

Hetuesit, të cituar nga mediat amerikane thonë se Garcia mund të ketë pasur lidhje të ekstremit të djathtë, duke marrë shkas nga rrobat që mbante veshur, shkruan "BBC".

Ai përdori një pushkë të stilit AR-15 dhe posedonte pajisje luftarake. Dëshmitarët përshkruan skena paniku dhe tmerri kur personi i armatosur doli nga makina e tij në një parking, në një qendër tregtare dhe filloi të qëllonte mbi blerësit.

Gjashtë persona u shpallën të vdekur në vendngjarje në periferi të Dallasit verior, ndërsa dy vdiqën më vonë në spital. Të paktën tre persona të plagosur, janë në gjendje kritike.

Garcia kishte gjithashtu një pistoletë, dhe në makinën e tij u zbuluan më shumë armë. Një burim policor tha se autori i vrasjes kishte veshur pajisje të blinduara balistike, si dhe ju gjetën disa fishekë municionesh.

Hetuesit po shqyrtojnë mediat sociale dhe llogaritë në internet, duke kërkuar të dhëna nëse ai mund të ketë pasur lidhje me ekstremistë të dhunshëm në familje.

Presidenti Biden u bëri thirrje edhe një herë kundërshtarëve të tij politikë në partinë republikane, që të mbështesin kontrolle më të ashpra të armëve. Garcia thuhet se punonte si roje sigurie në momentin e të shtënave, dhe nuk kishte një precedentë të rëndë kriminal. Biden ka urdhëruar që flamuri amerikan të jetë në gjysmështizë në ndërtesat federale. Thirrja e tij për kontrolle më të forta të armëve, u pa ndryshe nga guvernatori republikan i Teksasit, Gregg Abbott. /Dosja.al

teksas sulm me arme

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2023, 07:43 I.A

Siria ripranohet në Lidhjen Arabe

Lidhja Arabe SIRI- Ministrat e Jashtëm të Lidhjes Arabe, që u takuan të dielën në Kajro, ranë dakord të ripranojn&e...