Bota

Franca po vuan për ujë, Ministri: Ndalohen pishinat dhe larja e makinave

Ndalimet për larjen e makinave, ujitjen e kopshtit dhe mbushjen e pishinave do të fillojnë gjithashtu nga e njëjta datë. 

8 Maj 2023, 08:04 Nga I.A
Franca po vuan për ujë, Ministri: Ndalohen pishinat dhe larja e
Christophe Béchu

FRANCË- Pishinat që vendosen në kopshtet e shtëpive do të ndalohen të shiten në një pjesë të Francës jugore për shkak të përkeqësimit të mungesës së ujit. Novethic shkruan se ministri i Tranzicionit Ekologjik dhe Kohezionit Territorial të Francës, Christophe Béchu tha se Pyrenees-Orientales, që kufizohet me Katalonjën spanjolle, do të shpallë zyrtarisht nivelin e "krizës" së thatësirës nga 10 maji.

Ndalimet për larjen e makinave, ujitjen e kopshtit dhe mbushjen e pishinave do të fillojnë gjithashtu nga e njëjta datë. Sa i përket zbatimit të dekretit, i vështirë për momentin për të ditur më shumë por ky i fundit duhet të publikohet më 9 maj. 

"Kjo është për të parandaluar që njerëzit të tundohen për të bërë atë që në fakt nuk u lejohet ta bëjnë gjithsesi që është mbushja e tyre. Ndryshimi i klimës është këtu tani. Ne duhet të tregojmë shumë më tepër përmbajtje në mënyrën se si i përdorim burimet që kemi," tha ai.

christophe béchu france

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2023, 07:43 I.A

Siria ripranohet në Lidhjen Arabe

Lidhja Arabe SIRI- Ministrat e Jashtëm të Lidhjes Arabe, që u takuan të dielën në Kajro, ranë dakord të ripranojn&e...