Aktualitet

Moti për sot! Kthjellime dhe vranësira, e hënë me temperatura deri në 26°C

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 26°C.

8 Maj 2023, 07:10 Nga I.A
Moti për sot! Kthjellime dhe vranësira, e hënë me
Foto ilustruese

TIRANË- Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Por, sipas MetoAlb në vijim parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 8 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

moti sot parashikimi i motit

Sondazh

Poll