Sport

VIDEO / Murriqi shënon por goli i tij nuk i shërben skuadrës, Bare në agoni me Espanyl!

Pas kësaj jave Sevilla ngjitet në vend të 10-të me 44 pikë, teksa Espanyol vuan në vend të 19-të me 31 pikë.

5 Maj 2023, 07:28 Nga DOSJA
VIDEO / Murriqi shënon por goli i tij nuk i shërben skuadrës,

SPANJE - Girona-Mallorca mbyllet me rezultatin 2-1 në një sfidë që ishte shumë e luftuar. Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 45+2’ me Bernardo, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Në minutën e 80’ Muriqi do të barazonte për Mallorcan, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë vetëm katër minuta më pas Girona rimori avantazhin me Castellanos.

Pas javës së 33-të të La Liga Girona ngjitet në vend të shtatë me 47 pikë, teksa Mallorca renditet në vend të 12-të me 41 pikë.

<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="in" dir="ltr">Vedat Muriqi goal vs Girona <a href="https://t.co/cG3KLowHOz">pic.twitter.com/cG3KLowHOz</a></p>&mdash; Dardanianfan (@Dardanianfan1) <a href="https://twitter.com/Dardanianfan1/status/1654204429187284992?ref_src=twsrc%5Etfw">May 4, 2023</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

Edhe Espanyoli i Keidi Bares e mbylli këtë javë me humbje, me shqiptarin që e nisi këtë sfidë nga stoli, për më saktë hyri në fushën e lojës në minutën e 82’.

Sevilla mori fitoren 3-2 ndaj Espanyol, me golin e parë që u shënua në minutën e 22’ nga Gil. Miqtë do të gjenin barazimin në minutën e 29’ pas autogolit të Rekik. Ndërsa në minutën e 43’ Puado do të kalonte Espanyolin në avantazh.

Në minutën e 69’ Ocampos do të barazonte nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në minutën e 88’ Gueye do të rikthente avantazhin te Sevilla dhe do të vuloste rezultatin e këtij takimi.

Pas kësaj jave Sevilla ngjitet në vend të 10-të me 44 pikë, teksa Espanyol vuan në vend të 19-të me 31 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll